Home Sport Senegali dhe Holanda ndeshen për herë të parë në Botëror, tulipanët pa...

Senegali dhe Holanda ndeshen për herë të parë në Botëror, tulipanët pa humbje ndaj ekipeve afrikane

Ndeshja e tretë e Botërorit, e dyta për ditën e sotme, do të jetë ajo mes Holandës dhe Senegalit, e vlefshme për Grupin A. Të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin, për t’u barazuar me Ekuadorin. Holanda dhe Senegali do të përballen për herë të parë në histori me njëra-tjetrën.

Këto dy kombëtare janë kualifikuar për herë të parë të dyja së bashku në një Botëror. “Tulipanët” dështuan të presin biletën në dy Botërorët e tjerë ku afrikanët morën pjesë, 2002 dhe 2018. Tulipanët nuk kanë humbur asnjëherë kundër ekipeve afrikane, kanë 3 fitore dhe 1 barazim.

Është pjesëmarrja e 11-të e Holandës në një Kupë Bote, por e vetmja skuadër që ka dalë tri herë në finale të një Botërori dhe nuk e ka fituar kurrë trofeun. Nga ana tjetër, Senegali nuk do të ketë liderin e skuadrës, Sadio Mane.

Trajneri Luis Van Gaal u shpreh se ishte tifoz i tij dhe i vjen keq që nuk do të jetë, por nga ana tjetër përmend faktin se nuk do të jetë e lehtë, pasi Senegali është kampion i Afrikës. Gjithashtu, numri një i stolit të portokallinjve është i bindur se ka një grup më të mirë se ai i vitit 2014, ku Holanda nën drejtimin e tij zuri vendin e tretë./BW

Previous articleMoti i keq, banorët e ish-Kënetës në Durrës: Është shkatërruar çdo gjë
Next articlePërvjetori i Dinjitetit dhe Lirisë në Ukrainë, Zelensky: Mund të mbetemi pa drita, ujë por jo pa liri