Home Rajoni Sekuestrohet kokaina/ Policia malazeze dhe ajo shqiptare operacion të përbashkët, arrestohen disa...

Sekuestrohet kokaina/ Policia malazeze dhe ajo shqiptare operacion të përbashkët, arrestohen disa persona, kontrolle në një magazinë në pronësi të një shqiptari

Pas një operacioni të zhvilluar nga policia malazeze dhe asaj shqiptare është sekuestruar një sasi e madhe e kokainës.

Mediat malazeze shkruajnë se autoritetet kanë zbuluar kokainë të fshehur në thasë , ndërsa dërgesa kishte mbërritur në Portin  e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se e mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të.

“Vijesti”, më tej shkruan: “Në operacion janë arrestuar disa persona, si dhe po kryhen kontrolle në një magazinë në pronësi të një prej të arrestuarve në territorin e Shqipërisë.”

Previous articleShpikja më e fundit që po bën namin/ Një bimë e modifikuar gjenetikisht bën punën e 30 pastruesve të ajrit
Next articleSPAK operacion antidrogë në Fier, kontrolle për laborator kokaine, disa të arrestuar