Home Kronika Sekuestrimi i mbi 60 kg kokainë në anijen me qymyr në Durrës,...

Sekuestrimi i mbi 60 kg kokainë në anijen me qymyr në Durrës, vijojnë kontrollet me polumbarë në pjesën e poshtme të anijes

Pas kapjes së mbi 60 kg kokainë në anijën me qymyr në Durrës, edhe sot po kryhet shkarkimi i qymyrit dhe kontrollimi i gjithë anijes nëse ka ende kokainë të fshehur në të. Mësohet se kontroll po kryhet edhe në pjesën e poshtme të anijes me ndërhyrjen e polumbarëve.

Deri më tani janë përpunuar 3 mijë ton qymyr, ndërsa në hambar ka ende 3 mijë e 500 ton. 53 pako me drogë në mes të qymyrit të ardhur nga Kolumbia, u zbuluan pas operacionit nga DEA amerikane dhe SPAK.