Home Kronika Sekuestrimi i kokainës në Durrës, Çuçi: Provë e luftës pa kompromis përballë...

Sekuestrimi i kokainës në Durrës, Çuçi: Provë e luftës pa kompromis përballë krimit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas aksionit të policisë në portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg kokainë të fshehur në një kontenier bananesh.

Në reagimin e tij Çuçi vlerëson punën e policisë, ndërsa thekson se kjo është prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon”, shkruan Çuçi.

Previous articleRama: Opozita harmoni me Kremlinin, neveri se kërcënon me protesta, SPAK ka frikë të hetojë Berishën
Next articlePolitika e jashtme/ Rama: E pakundërshtueshme që Shqipëria ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare