Home Politike Sekretarja e PD për Marrëdhëniet me Publikun reagon për rrëshkitjen e dherave...

Sekretarja e PD për Marrëdhëniet me Publikun reagon për rrëshkitjen e dherave në Currila: Prokuroria të nisë hetimet për këtë aferë korruptive

Ditën e sotme Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e partisë Demokratike ka dalë në një deklaratë për emdiat nga zona e Currilave në Durrës, ku ditën e sotme pasti rrëshkitje të një sasie të konsdierueshme dherash, që solli dhe bllokimin e pjesshëm të rrugës.

Jola Hysaj u shpreh se kjo gnajrje  përsëritur sa herë ka reshje është tregues i dështimit të investimeve të qeverisë dhe abzuimit që bëhet me projektet në qytetin e Durrësit.

“Ndërkohë që Kodra e Currilave vazhdon të degradojë sa herë ka reshje shiu, qofshin këto të vogla apo të mëdha, gjithmonë e më shumë arrijmë të kuptojmë se investimet sipërfaqësore të qeverisë, abzuimet që janë bërë me qytetin e Durrësit vzhdojnë ende.”

Hysaj ka kujtuar premtimet e kryeminsitrit Rama krah kryebashkiakut të asaj kohe, Vangjush Dakos për mbjelljen e pemjeve dhe kthimin e kësaj zone në një shëtitore atraktive për qytetarët dhe jo vetëm, te cilën e quan aferë korruptive.

“Tashmë arrijmë të kuptojmë qartazi aferën korruptive të prillit të 2015 ku vetëm pak javë përpara zgjedhjeve lokale, kryeminstri Edi Rama u shfaq në krah të njeriut të tij më të besuar, Vangjush Dako, për të bindur qytetarët e Durrësit se kishte ardhur fundi i rrëqitjeve në zonën e kodrës së Currilave. Premtimet se investimi në këtë zonë do të eleminonin për një kohë të gjatë problemet që tregojnë se që nga 2015 kanë qenë premtime boshe dhe abusive. Ka disa pikpyetje për këtë projekt, ku janë këto 50 mijë fidanë që u premtuan që do të mbilleshin, ku eshtë pamja e transformuar e një kodre të gjelbëruar që do të kishte larmi bimësish, që do të ndodhte në harkun kohor të 2 deri 3 viteve. Cili është atraksioni i rëndësishëm që u premtua për të gjithë ata që do të shfrytëzonin si shëtitore në ajër të pastër linjën qe kemi pas krahëve.

Jola Hysa ka folur edhe për ndërtimet në këtë zonë duke ngritur pikpyetje në lidhje me lejet e dhëna si edhe mungesën e një studimi të mriëfilltë gjeologjik. Ndërkohë nuk ka kursyer akuzat drejtuar Bashkisë së Durrësit, për të cilën shrpehete se duhet të nisin hetimet.

“A kanë studime të mirëfillta gjeologjike lejet e ndërtimit të dhena në kodrën e Currilave. Bashkia e Durrësit me detyrën e saj funskionale të mirmbajtjes jo vetëm të zonave në të cilën kjo eshtë Bashki por dhe të ashtuquajturave të projekteve pra ku  është mirëmbajtja e Bashkisë Durrës në projetkin që shohim pas. Ky investim është i dështuar dhe ka një vlerë prej 2 milion dollarësh. Ajo që quhet Kodra e Currilave tregon qartaz se afera korruptive me realizimin e punëve publike të Durrësit, tregon se kush janë investimet e bëra nga Bashkia. Pavarësisht këtij fakti ende nuk është bërë asnjë ndjekje penale nga prokuroria e Durrësit, qoftë dhe nga SPAK. Presim që të ketë një hetim për dëmin financiar të shkaktuar nga zbatuesit e projektit të cilit janë Bashkia Durrës.

Ku ndodhet Bashkia e Durrësit në momentin që flasim? Pse nuk pati emergjenca civile asnjë lloj reagimi të menjëhershëm por duhet të shkonte ora 7:30 e mëngjesit që të shohim atë që kemi pas. Sic duket janë të gjitha ndërtime të reja, në bazë të cfarë kriteresh janë dhënë këto leje dnërtimi, kush janë ata që duhet të mbajën përgjegjësi.” tha Hysa.|Bulevard News|

Previous articleKatër të vrarët e 21 janarit 2011 i përgjigjen sot Sali Berishës
Next articleStudimi i pikturave murale të periudhës romake të zbuluara në Durrës