Home Slideri Sekretariati i rinisë së PS-së në Durrës organizon eventin për promovimin e...

Sekretariati i rinisë së PS-së në Durrës organizon eventin për promovimin e artistëve të rinj

Presentation1Nga Lorjana Asllani / Ditën e martë në ambjentet e “Palltit të kulturës” në Durrës u organizua nje ekspozite me vepra te disa artistëve të rinj. Në këtë event të organizuar nga Sekretariati I PS-së për këtë qytet morën pjesë sekretari I rinisë në partisë socialiste z. Erjon Veliaj, nen-sekretari I rinisë z. Leart Kola si edhe deputetja e PS-së në Durrës znj. Klodiana Spahiu. Vepra të shumta të tre piktorëve Elio Bajramaj, Rezeart Tozaj, Edison Tahiraj dhe të rinj dhe një skulptoreje u ekspozuan për vizitorët të cilët ishin të shumtë në numër. Ekspozita u hap në orën 18:00 dhe fjalën e hapjes dhe mirseardhjes për të pranishmit në sallë e mbajti z.Veliaj. Ai theksoi se ky ishte një organizim jashtë kontureve të politikës, një mundësi promovimi për këta artistë të rinj pasi artit duhet ti kushtohet një vëmendje e vecantë në vendin tonë. Pikturat e paraqitura në këtë event ishin një ndërthurje mes një stili abstrakt, natyrë si edhe nga ato që kishin vënë në qendër njeriun. Tek të pranishmit në sallë vërehej që kishte nga moshat më të reja deri tek moshat e treta. Kjo është një shenjë e mirë që tregon se të gjithë pa dallim moshe janë të interesuar për artin dhe për zhvillimin e tij, I cili duket se në shqipëri nuk ka shumë hapësirë për një gjë të tillë. Ky organizim nuk ngeli dhe jashtë vëmendjes së medias së këtij qyteti.

 

Previous articleMinistria e Arsimit heq nga programi maturës shtetërore të gjithë letërsinë kosovare
Next articleBankat vonojnë qëllimisht pagat e mësuesve. Biznes i pandershëm me rrogat