Home Maqedonia Seanca të më shumë komisioneve kuvendore

Seanca të më shumë komisioneve kuvendore

seancaNë Kuvendin republikan sot seanca do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, për çështje ekonomike, për transport dhe lidhje, për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale, për arsim dhe shkencë, për çështje evropiane dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për politikë të jashtme janë propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR) për operacione me helikopter – evakuim mjekësor, të Marrëveshjes për bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë në kontekst të procesit të inkuadrimit drejt Bashkimit Evropian dhe Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për themelimin dhe kushtet për punë të qendrave kulturore.

Komisioni për çështje ekonomike do t’i shqyrtojë ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për energjetikë dhe falimentim, të dy në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji duhet të prononcohen nëse do të shkojë në lexim të mëtejshëm Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, në lexim të parë. Komisioni për punë dhe politikë socialë, megjithatë, duhet ta shqyrtojë Propozimin ligjin për mbrojtjen nga shqetësimi në vend pune, në lexim të parë.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për tatimin e fitimit dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para të gatshme, që të dyja në lexim të parë.

Propozim-ligji për veprimtari inovative, në lexim të parë duhet të shqyrtohet nga anëtarët e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport, nga Komisioni për çështje evropiane. Në rend dite të këtij Komisioni është edhe Propozim ligji për mbrojtje nga shqetësim në vend pune, në lexim të parë dhe Propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë në kontekst të procesit të inkuadrimit drejt Bashkimit Evropian.

Komisioni Ligjdhënës-juridik do të shqyrtoj më shumë ligje në lexim të parë dhe ratifikim, të cilët janë në rend dite të komisioneve të cilat sot mbajnë seanca.

Previous articleAngela Martini pjesë e ‘Victoria’s Secret’?
Next articleMediat gjermane: Marrëveshja rrezikon të dështojë