Home Politike “S’do njohin kurrë një proces zgjedhor me vota të vjedhura”, çfarë po...

“S’do njohin kurrë një proces zgjedhor me vota të vjedhura”, çfarë po paralajmëron Berisha? Kreu i PD: Edi Rama nuk ikën me votë, ka vetëm një përgjigje

Kreu i PD, Sali Berisha, në një bashkëbisedim online me qytetarët, ka deklaruar se partia e tij nuk do të njohë një proces zgjedhor të bazuar në votën e vjedhur.

Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk ikën me votë, dhe se e vetmja zgjidhje për ta rrëzuar është revolucioni.

“Manipulimi i zgjedhave ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigja është vetëm një: vetëm revolucion”, tha Berisha

Previous articleKlubi Futbollit “Erzeni” jep njoftim për tifozërinë shijakase !
Next articleMarkus Wolf numri dy i shërbimit sekret të Gjermanisë komuniste