Home Rajoni Scholz: Nuk biem dakord me Serbinë për sanksionet, mosmarrëveshjet vazhdojnë

Scholz: Nuk biem dakord me Serbinë për sanksionet, mosmarrëveshjet vazhdojnë

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz në një konferencë për mediat pas samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë tha se nuk bien dakord me Serbinë sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë.

Scholz konfirmoi se kishte folur me presidentin serb Aleksandër Vuçiç lidhur me këtë çështje, nga i cili mesa duket kishte marrë të njëjtin qëndrim.

“Është e qartë që ne kemi pritshmëri ka nga çdokush që dëshiron të na bashkohet. Unë fola edhe për politikat e vizave, ka pasur ndryshime dhe mendoj se do të ketë ndryshime të tjera në të ardhmen.

Ne nuk biem dakord për sa i përket çështjes së sanksioneve, kjo nuk është diçka e re. Por, mosmarrëveshjet vazhdojnë ende”, iu përgjigj Scholz interesit të mediave.

Previous article“Atentat politik dhe i pabesë”/ Goditja me grusht e Berishës, reagon PD: Urdhër nga Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu
Next articleSi ta kuptoni që jeni më inteligjentë nga ç’mendonit?