Home LifeStyle Scherzinger kujton kohët e saj “gotike”

Scherzinger kujton kohët e saj “gotike”

njegotes2Është një nga femrat më të sofistikuara të pop-it dhe është bërë e famshme me grupin Pussycat Dolls, por gjërat do të kishin shkuar ndryshe nëse Nicole Scherzinger do të kishte vazhduar me tipin e saj gotik.

Këngëtarja 34-vjeçare kujtoi për revistën ‘Notion’ se si ndryshoi në adoleshencë: “Mamaja më tha të shkoja në një talent-show për popstar, por unë nuk doja kurrsesi të bëhesha si një nga Spice Girls-at. Tani unë jam fanse e tyre, por kur isha adoleshente vishja vetëm të zeza.”

“Gjithsesi, nëna më bindi dhe bëra një video në shtëpi ku këndova këngën e Whitney Houston “I Will Always Love You”. Më pëlqyen dhe më morën në Los Angeles”, shtoi Scherzinger.

Previous articleE shkarkon nga puna, gjykata i jep 15 milion lekë. Ky është skandali i radhës i drejtoreshës së Sigurimeve në Durrës
Next articleDënohet ushtari amerikan që publikoi dokumente në WikiLeaks