Home Humor Satirike/ Planeti i majmunëve

Satirike/ Planeti i majmunëve

 

Kujt i ka rënë hise

Të shoh film ekspres,

-Plantin e majmunëve

E mban në kujtesë!

 

Këtij farë regjisori

Mos i qofsha falë,

Me këtë kryevepër

Na ka lënë pa fjalë!

 

Kështu dhe Darvini

Mbështet teorinë:

Njeriu nga majmuni

Del me origjinë!

 

Tani vjen dhe lija

Nergut prej majmunit,

Po na fut virusin

Me madhësinë e kunjit!

 

E sa majmunllëqe

Të tjera n’Evropë,

Fatin e njerëzimit

E mbyllin në gropë!

 

N’këtë botë ndryshe

Që e quajmë planet,

Sa shumë na shtohen

Majmunët n’pushtet!

 

Nëse kështu vazhdon

E ndërrojmë teorinë,

Majmuni prej njeriut

Është me origjinë!

 

 

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)