Home Humor Satirike/ Pandemia dhe Rusia

Satirike/ Pandemia dhe Rusia

 

Pa i mbushur akoma dy vjet,

Na erdhi virusi tjetër sekret!

Më i keq se i pari pandemik,

Që hap varre e mbjell panik!

 

Sa i hoqëm maskat me doreza,

Vaksina ruse vishet në të zeza!

Duke përhap’ sindromin Sputnik,

Nga Ukraina n’ishujt Ballkanik!

 

Luftës po i bie era bërthamore,

Sa vjen thellohet kriza botërore!

Ndryshe nga bota këndej n’Serbi,

Shpërthen mitingu: Rusi!, Rusi!

 

Dalin dhe të tjera parulla plus…

-Rroftë Putini! Rroftë baba rus!

Kurse në Luginë Listat shqiptare,

Po bëhen gati n’fushatën zgjedhore!

 

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)