Morën sulm ushtarët
Dikur në një fshat,
N’mungesë të burrave
T’i dhunojnë gratë!
Pasi i dhanë fund
Aksionit me porosi,
U kthyen n’kazerma
Me turpin e zi!
Dolën nga shtëpitë
Gratë e grisura, duke qarë…
Përveç njërës heroinë
Më kokën e ushtarit t’vrarë!
Ajo bëri rezistencë
Duke shfaqur trimëri,
Sa me gëzim i ndrinin
Sytë e mbushur krenari!
Desh u çmendën gratë e tjera
Nuk e kishin aq kollaj,
Kur e shihnin bashkëfshataren
Si krenohej me nderin e saj!
Kishin frikë kur t’kthehen burrat
Do të tregoj për këtë trimëri,
Ndaj vendosën që ta vrasin
Për ta zhdukur këtë ndodhi!
-E vranë nderin, të rroj turpi!
Thotë rrëfimi fiks fare…
Ndaj mesazhi i satirës
Na tingëllon ashiqare!
Nuk luftohet korrupsioni
Me zyrtarë të korruptuar,
Ato zhdukin e bllokojnë
Çdo provë të dëshmuar!
Me këto vese primitive
S’na shkon mbarë shoqëria,
Deri sa të korruptuarit
Vrasin nderin, t’rroj hajnia!
Sevdail Hyseni
(Satira është bazuar nga një rrëfim “Judith me kokën e Holofernes” i Giovanni Batista Salvi, 1639…..Karikatura marrë nga interneti)