Home LifeStyle Sarah Berisha tregon arsyen e zënkave me DJ PM: Jemi si të...

Sarah Berisha tregon arsyen e zënkave me DJ PM: Jemi si të gjithë çiftet, më shumë debatojmë për veshjet

Blogerja Sarah Berisha në një intervistë ka treguar se cilat janë zënkat më të shpeshta mes saj dhe DJ PM. Blogerja ishte e ftuar në emisionin “Pardo My French”, ajo u shpreh se Dj Pm shpesh e kritikon për veshjet që ajo zgjedh.

“Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Për shembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qëlluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri,”-tha Sarah.

Çifti u njohën në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ dhe vazhdojnë ta mbajnë lidhjen edhe jashtë. Ata shpesh shfaqen të lumtur përkrah njëri-tjetrit në fotot që postojnë në rrjetet sociale. Duket që çifti po e shijojnë akoma romacën pas mbarimit të programit.