Home Politike Samiti për Ballkanin/ Rama shkon në Londër, pritet takim me Boris Johnson

Samiti për Ballkanin/ Rama shkon në Londër, pritet takim me Boris Johnson

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, aty ku po merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022. Të pranishëm janë dhe homologët e tij të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ndërkohë, kryeministrja e Serbisë po i ndjek punimet online, pasi nuk ka udhëtuar drejt Londrës. Në orën 17:30 të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor do të priten në një takim nga kryeministri britanik Johnson.