Home Rajoni Samiti në Greqi, Kurti shtrëngon duart me Zelenskyy-n

Samiti në Greqi, Kurti shtrëngon duart me Zelenskyy-n

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar mbrëmjen e djeshme në Greqi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Në darkën e djeshme jo formale të mbledhur në Greqi nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, mori pjesë dhe Zelenskyy, edhe pse më parë nuk ishte njoftuar pjesëmarrja e tij.

Kurti e ka publikuar një video të shkurtër në rrjetin social Facebook, teksa shihet duke shtrënguar duart me Zelenskyyn.

“Në prag të darkës së shtruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me pjesëmarrje të presidentit ukriainas, Volodymyr Zelenskyy”, ka shkruar Kurti.

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me popullin ukrainas në luftën e tij kundër pushtimit rus. Në darkën joformale në Athinë morën pjesë: presidentët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Të pranishëm ishin edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së nga rajoni – Andrej Pllenkoviq i Kroacisë, Ion-Marcel Ciolacu i Rumanisë dhe Nikolai Denkov i Bullgarisë, si dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentja moldave, Maia Sandu. Nga Shqipëria, nuk kishte asnjë përfaqësi.

Previous articleTakimi Vuçiç-Zelenskyy në Greqi/ President serb: Theksova se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës
Next articleBallkani Perëndimor: Premtim i pambajtur i antarësimit në BE