Home Politike Samiti/ Kryeministrja italiane: Duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit! Shqipëria mund të mbështetet...

Samiti/ Kryeministrja italiane: Duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit! Shqipëria mund të mbështetet tek Italia

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.

Ajo ka thënë pas takimit me Kryeministrin Rama se duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm Vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë është shumë e rëndësishme që të përshpejtohet procedura për integrimin e këtyre vendeve për në Bashkimin Evropian.

Dhe në këtë pikë kemi shumë për të folur. Italia është tërësisht e angazhuar për të bërë më shumë për shumë çështje. Ju mund të keni bisedim te Italia”, tha Meloni.

Previous articleVuçiç ndan foto me Ramën: Bisedova me mikun tim për ‘Open Balkan’
Next articleEto’o del jashtë kontrollit, godet me shkelma tifozin pas Brazil-Koreja e Jugut