Home Politike Samiti i BE-së/ Reagon Berisha: Kërcënim i dy gangsterëve autokrat të Ballkanit...

Samiti i BE-së/ Reagon Berisha: Kërcënim i dy gangsterëve autokrat të Ballkanit Perëndimor

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për komentin e Ramës për pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Evropian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

Sipas Berishës, ky është një qëndrim sinkron në Beograd e Tiranë të cilët po kërcënojnë Ballkanin Perëndimor si dy gangsterë autokrat.

‘Aleanca pro Putin ne Ballkan reagon! Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit!

Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor. Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Denoj me forcen me te madhe kete qendrim antikombetar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne kembe per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!’- shkruan Berisha.