Në emisionin “Review” në Euronews Albania është publikuar dëshmia e Zylfie Haklajt, e motra e vëllezërve Haklaj.
Ajo ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin që ka familja e saj me familjen Hoxha, ku shkak si pas saj ka qenë protesta që u organizua në Tropojë në vitin 1998, vit kur u vra dhe Azem Hajdari.
Në dëshminë e saj ajo thekson se vëllai i saj Fatmiri, qëlloi me armë Haki Hoxhën pasi ky i fundit nuk pranonte që të hiqte dorë nga protesta.
“Në shtator të vitit 1998 plagoset Azem Hajdari në Parlament. Saliu organizon protesta në Tropojë dhe pastaj ato do të pasoheshin në të gjithë Shqipërinë, ku qëllimi i tij, ishte të shfrytëzonte situatën për marrjen e pushtetit.
Fatmir Haklaj nuk lejon që protestuesit të thyejnë dhe shkatërrojnë në qytet, ju kërkon caktimin e një sheshi për organizimin e protestës në mbështetje të Azem Hajdarit. Drejtuesit e protestuesve nuk i binden kërkesës së Fatmir Haklajt, por Fatmiri në këtë moment ju premton që do të lidhej me Ministrinë e Brendshme dhe do ju kthente përgjigj.
Drejtuesit e mitingut kur ndër ta ishte dhe Haki Hoxha nuk presin përgjigjen e Ministrisë së Brendshme, por vazhdojnë protestën. Fat miri ju kërkon dhe njëherë në mënyrë paqësore që të ndalnin protestën që po zhvillohej në mes të qytetit të Tropojës dhe në kundërshtim me ligjin ku po prishej qetësia publike. Fatmiri i del turmës para dhe ju kërkon zbatimin e ligjit por ata përsëri refuzojnë. Kështu Fatmiri e humbet kontrollin dhe qëllon drejt njërit nga drejtuesit e mitingut që quhej Haki Hoxha.
Kështu shpërndahet protesta dhe hakmarrje do të vazhdonte mes nesh pavarësisht se ‘fruta’ do të haheshin nga Sali Berisha. Saliu duke u bindur që Tropoja po dilte jashtë komandës së tij dhe pengesa kryesore ishin Haklajt ai nuk humbet kohë dhe planifikon vrasjen e Shkëlqimit për të goditur dhe Fatmirin”- thuhet në dëshminë e saj.
Gazetarja Jonida Shehu lexoi dhe dëshminë e dhënë për mediat nga Zylfie Haklaj, ku ka rrëfyer dhe dinamikën e nisjes së konfliktit të familjes së saj me ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Më datën 22 qershor 1997 pas mesit të natës në dalje të Milotit vriten nga bandit e Saliut, Sokol Haklaj, jurist i cili punonte në Skrapar dhe Ibrahim Rustemaj të cilët udhëtonin me Fatmirin në drejtim të Tropojës.
Fatmiri i shpëtoi sulmit dhe ka marrë trupat e vdekur dhe u drejtua te trageti, ku udhëtonte dhe Saliu me forcat e tij të sigurisë pasi kishte një miting të nesërmen në Tropojë. Fatmiri dhe makina me trupat e vdekur nuk lejohen të udhëtojnë në tragetin, ku ishte dhe Sali Berisha.
Lajmi në Tropojë kishte mbërritur dhe familjarët u nisën drejt tragetit për të marrë trupat e vrarë, por aty mësojnë se nuk ishin lejuar të hipnin në target. Ky qëndrim ka irrituar familjarët tanë, ku pasha e fajita ka rënë mbi Sali Berishën.
Familajrët të irrituar për shtyrjen e varrimit dhe pse ishin lajmëruar dhe njerëzit shkojnë në mitingun e Saliut për të dëgjuar dhe pse jo për të thënë fjalën e tyre.
Ka reaguar vëllai jonë Shkëlqimi dhe Saliu ka urdhëruar forcat e tij që ta marrin me vete Shkëlqimin”, ka deklaruar Haklaj.