Home Slideri Sali Berisha zgjedh Shijakun për të kandiduar përballë Agron Dukës

Sali Berisha zgjedh Shijakun për të kandiduar përballë Agron Dukës

agron-dukaPërforcohen zërat nga selia e PD-së së Durrësit, por edhe burime nga selia qendrore blu, që Sali Berisha do të kandidojë në Durrës. Burime të gazetës “Bulevard” brenda kësaj partie, thanë se Berisha ka zgjedhur Shijakun për të qenë deputet, ndërkohë që përballë do të ketë ish ministrin e bujqësisë të PS-së dhe atë që e ka quajtur pjesë e klanit të zemunit, Agron Dukën. Ndërsa Duka nuk ka asnjë dyshim që do të jetë deputet në këtë zonë, Berisha ka nisur mercenarët e tij bashkë me servilët për të testuar opinionin se a mund të fitojë përballë Agron Dukës apo jo. Në fakt për shkak të ligjit, si Berisha dhe Duka do të jenë deputetë dhe sikur të përballen, por gara është se cili nga këta do të marrë më shumë vota në zonën që njihet si bastion i së djathtës, ku në vitin 2005, duka humbi me 300 vota më pak përballë Sokol Olldashit. Duket se Olldashin nuk do ta zëvendosojë askush në këtë zonë përveç kryeministrit shqiptar për të ruajtur reputacionin e bastionit. Zonës e cila njihet si e ballancuar, përjashtuar pjesën e të ardhurve nga veriu, i duhet të zgjedhë mes kryeministrit që i përket shpirtërisht të ardhurve, por dhe Dukës që i përket “vendalisht” të ardhurve. Sipas sondazheve paraprake, në këtë zonë Agron Duka do ta mundë Sali Berishën, pavarësisht nga ligji i cili do t’i çojë të dy në parlament. Shgumë nga banorët janë shprehur se i kanë një borxh Agron Dukës që nuk ja dhënë votën përballë mashtruesit Sokol Olldashi. Por vetë fakti që Olldashi është një nga njerëzit e preferuar të Berishës, i ka detyruar ata që të pozicionohen hapur edhe ndaj kryeministrit që duke dashur të shfrytëzojë një bastion të së djathtës, mund të bjerë dhe në një greminë të një zone, të cilën e ka sulmuar pikërisht me njerëzit të cilët e kanë mbështetur. Burime zyrtare nga PD-ja e Durrësit janë shprehur se e kanë shumë të vështirë t’i bëjnë fushatë Berishës në Shijak poër vetë faktin se Berisha e ka sulmuar Shijakun em njerëzit që e kanë ndihmuar atë. Por ndryshe nga Berisha, Agron Duka duket se do të marrë shpërblimin e tetë viteve më par, ku u ndëshkua si pjesë e klanit të zemunit nga njeriu që jo vetëm nuk vërtetoi asgjë, por që kërkon ti dalë përballë për të përsëritur ndoshta akuzat e vjetra të një politike të vjetër, të një kryeministri të vjetër në të vetmen zonë të re.

Previous articlePD në Durrës e Tiranë tallet me emrin e prefektit. Teliti e Juka përplasin grupimet e interesit
Next articleImogen merr vajzën në festën e shoubizit