Sali Berisha është shprehur sërish se protesta e opozitës do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Edhe pse Policia nuk i ka dhënë leje të protestojë në Bulevard, për shkak të Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Berisha jo vetëm që thotë se do protestojë aty, por madje premton se do lebetisë Tiranën.
“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shprehet Berisha.
Me sa duket do t’i tregojë Europës se ka ende fuqi t’i lebetisë.
Por vështirë se tremb më njeri.