Home Sport Salah informon Liverpoolin se dëshiron kalimin te Al-Ittihad

Salah informon Liverpoolin se dëshiron kalimin te Al-Ittihad

Mohamed Salah duket se është joshur nga oferta që ka marrë nga Arabia Saudite.

Sipas gazetarit Rudy Galetti, sulmuesi ka informuar Liverpoolin se do të dëshironte t’i bashkohej Al-Ittihad, për të filluar një përvojë të re në Lindjen e Mesme.

Orët në vazhdim pritet të jenë vendimtare rreth të ardhmes së Salah. E hëna thuhet se është afati i fundit.

Vendimi përfundimtar do të varet nga Liverpooli dhe trajneri, Jurgen Klopp.

Ndryshe, 31-vjeçari me “Të Kuqtë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Previous articleSherri me thika në dasmë, ky është autori që plagosi 25-vjeçarin
Next articleKalaja e Lëkursit në Sarandë kalon nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës