Home Aktualitet Saida Dollani zgjidhet në postin e zëvendës kryetares së Apelit të GJKKO-së

Saida Dollani zgjidhet në postin e zëvendës kryetares së Apelit të GJKKO-së

Saida Dollani do të jetë zëvendës kryetarja e re e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsonin dhe Krimin e Organizuar. Ajo ka marrë detyrën në përfundim të mandatit 3 vjeçar të Nertina Kosovës e cila e ushtroi këtë detyrë nga 23 dhjetori i vitit 2019 deri në 23 dhjetor të këtij viti.

Aktualisht dollani ushtron detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Tiranës që nga 5 Prilli i 2004-ës. Ndërsa me vendimin e fundit, ajo do të mbajë postin e zëvendës kryetares së Apelit të GJKKO-së për tre vitet e ardhshme.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ,e mbajtur nën drejtimin e zëvendëskryetares së Gjykatës, znj. Nertina Kosova më datë 23.12.2022, zgjodhi zëvendëskryetaren e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar znj. Saida Dollani.

Gjyqtare Saida Dollani, merr detyrën në përfundim të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën e zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga data 23.12.2019 deri më datë 23.12.2022”-thuhet në vendimin e publikuar nga Apeli i GJKKO.

Previous articleTensionet në veri të Kosovës, Fatmir Mediu: Të thirret Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Vuçiçi po ndjek udhëzimet e Rusisë
Next article“Djalli” beson te Broja, Milan projekton të ardhmen me yllin kuqezi, dëmtimi ul kostot