Home Sport Sadiku shënon sërish, bëhet heroi i Luganos

Sadiku shënon sërish, bëhet heroi i Luganos

sadiku 2Shënon Sadiku, fiton Lugano. Është ky një refren që vazhdon te Lugano edhe këtë javë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar golin e vetëm për ekipin e tij në transfertë ndaj Biel-Ben, në minutën e 16-të të pjesës së parë, duke e ringritur sërish në renditje Luganon (është në vend të 6-të me 27 pikë). Pas një goditjeje këndi për miqtë, Bonani kroson në zonë, aty ku Sadiku i shpëton mbulimit të mbrojtësve dhe me kokë arrin ta çojë topin në rrjetë. Pak minuta më vonë sulmuesi kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë për një simulim, sipas arbitrit në zonë, teksa tentoi që të fitonte një penallti. Me këtë gol Sadiku shkon në kuotën e 14 shënjestrave, duke kryesuar kështu renditjen e golashënuesve në Zvicër. Sakaq, ajo çka bie në sy për sulmuesin është fakti se ai i ka shënuar Biel- Benit në të tri takimet që ka luajtur ndaj tyre. Madje, në ndeshjen e fazës së parë, më 30 korrik, në fitoren 4-0, Sadiku pat shënuar një dopietë. Më pas ka shënuar edhe në barazimin 1- 1 më 26 shtator. Ndërsa seria e golave për këtë sezon vazhdon ndaj ish-skuadrës së tij, Lokarnos, së cilës i ka shënuar tre gola në dy ndeshje, në përballjen ndaj Uinterthur (Lugano-Uinterthur 1-2), ndaj Vohlen në dy takime, ku në ndeshjen e parë shënoi dy gola (Vohlen-Lugano 1-1 dhe Lugano-Vohlen 4- 1)) dhe ndaj Araut në dy ndeshje, nga të cilët në njërën ka sigluar sërish dopietë (Lugano-Arau 3-3 dhe Arau- Lugano 3-1).

Previous articleVolejboll meshkuj/ Teuta e para në Top Volej Liga
Next articlePavdekësia e Profesor Zenun Gjocajt