Home Sport Sadiku, futbollisti shqiptar më i kërkuari në merkato

Sadiku, futbollisti shqiptar më i kërkuari në merkato

armando sadiku   Ka zhvilluar një fazë të parë të shkëlqyer këtë sezon në Zvicër me fanellën e Luganos, dhe nuk ndalen së qarkulluari zëra merkatoje që shikojnë Armando Sadikun drejt Italisë. Sulmuesi shqiptar është parë në të shkuarën pranë Sienas dhe Fiorentinas; për të folur në lidhje me të ardhmen e ish sulmuesit të Lokarnos mediat italiane kanë kontaktuar menaxherin e tij Sokol Haxhia: “ Situata është e qartë- shprehet menaxheri shqiptar-, për fat të keq Armando ka zbritur në fushën e lojës në fillim të sezonit me Lokarnon përpara se të transferohej në Lugano. Kështu që nuk është e mundshme të zhvillojmë një tjetër transferim përpara qershorit. Gjithsesi eksiston një mënyrë për ta marrë që në janar, dhe është ajo për të blerë kartonin e tij dhe për ta lënë në formë huazimi në Zvicër deri në fund të sezonit. Pëlqehet shumë në Itali, skuadrat e interesuara për të ( Siena dhe Fiorentina mbi të gjitha) nuk më kanë kontaktuar gjithsesi, gjithsesi unë e di me siguri se disa skuadra italiane kanë kërkuar informacion direkt te Lugano. Djaloshi ndërkohë është i qetë dhe merkatoja mbetet e paparashikueshme, edhe se pas disa muajsh vlerësimi tij mund të rritet akoma edhe më shumë nëse do të vazhdoj të shënoj shumë në pjesën e dytë të sezonit”. Po përtej Italisë kanë mbërritur oferta të tjera? “ Sadiku pëlqehet edhe në Rusi, aty kam edhe një bashkëpuntorin tim të cilit i kam besuar punën për një operacion të mundshëm merkatoje. Mund të ketë ndonjë lëvizje në lidhje me sezonin e ardhshëm”, ka përfunduar analizën e tij menaxheri sulmuesit të kombëtares shqiptare. Sulmuesi shqiptar i Luganos, Armando Sadiku, është përzgjedhur si lojtari më i mirë i skuadrës së tij, gjatë fazës së parë të Challenge League, kampionatit zviceran të Kategorisë së Dytë. Lista e më të mirëve është ndërtuar duke marrë për bazë katër skuadrat e kantonit italian të Zvicrës, dhe në to përfshihen Belinzona, Lugano, Kiaso dhe Lokarno. Sadiku vlerësohet për instinktin vrasës para portës, pra atë të shënimit të golave. Statistikat e tregojnë më së miri atë, 11 gola në 16 ndeshje, kryegolashënuesi i Challenge League.

Previous articleNicola McLean thuajse e zhveshur në prezantimin e “Looser Women Live”
Next articleKëngë dashurie në varreza