Nga Ymer Nurka
Sa shumë vlera paska patur ky vend, sa prej tyre janë vjedhur dhe përseri ka. Pushtuesit historikisht na kanë grabitur visare të tera, na i kanë rrembyer dhe i kane adaptuanr për vete, me këto elemente te vjedhur sot vëtëquhen kombe. Domosdo ata na janë bërë si sëmundje kronike e nuk po mundemi te shpetojme dot prej tyre.
Vetem gjuhën Shqipe nuk paten sesi të na e merrnin ashtu si eshte, u desh të lodhen ca duke shtuar ndonjë prapashtese, a ndonjë tingull, po rrënjet kanë ruajtur pothuajse të njejtat. Ndaj e theksoj se gjuhën tonë e kemi të rrallë e nga më të lashtat ne botë, është një pasuri që ka per garant shpirtin e Shqipetarit e ajo nuk çmohet per nga vlera e rëndesia. Para 1000 vjetësh Shqipja ishte gjuhë perëndish e perandorish, ajo flitej në botën antike, njesoj siç flitet Anglishtja sot. Por dyndjet e popujve barbare na tkurren e na perçane si popull, na masakruan vetedijen kombetare, ndaj sot jemi kaq te papergjegjshem dhe te pandergjegjshem me pasurine kombetare te trasheguar. Me kulturen tone te moçme per gati 1000 vjet vershuan te babeziturit, ata gjytyrymet e kasolleve te Kaukazit, qe nuk dinin shkrim e kendim, e jo me te njihnin vepra e rafinuara të artit, vërshuan ata të cilët kokën e Deas e konsideronin blasfemi dhe mallkonin me atë zërin e frikshem te turmes… E sot ata jane te qyteteruarit e ne Shqipetaret kemi mbetur si popull invalid dhe pakulture, te pakten keshtu na reklamojne shtetet fqinje. Keshtu te katandisur pa institucione te mirefillta me njemije e nje shkolla private, qe nuk dihet kush i hap dhe çfarë kurrikulash përdoren, po jetojmë në një anarshi të paparë, që mundet te kete ndodhur, veçse ne kohen e Otomaneve.. Paradoksalisht me kaq shkolla publike dhe private ky vend nuk duhet të kishte kaq injorance, kaq mashtrime, kaq krime, dogma fetare, kaq minare dhe kaq kambana… Ngjajmë si një popull përjetesisht në emergjence, sikur kemi dale nga Ferri plot ankth stres e panik e duhet domosdoshmerisht të kërkojmë falje të përgjunjur e të përunjur. Natyrisht e gjithë kjo pasiguri sociale na mban çdo moment mendjengritur, “kur do te ikim e ku do te lumosemi, te shpetojme nga ky qerthull i frikshëm dhe i pashprese?!” Ata që kemi mbi krye u ngjajne gorrillave që nuk dine gje tjeter veçse t’i bien kraharorit me grusht! Ne nje situate te tille perpiqesh te gjesh nje fije optimizmi, me qellim qe te mos besh tersin, por eshte e pamundur, teksa shikon orë e çast ekranet te mbushur me korinikë te zeze dhe me lajmet e një politike gjëmëmadhe. Te merr frika te vije 25 Prilli se këta plangprishesit pale se ç’do të sajojnë e si do te perplasen, natyrisht si gjithmone do bëhemi gazi botes.
Nese do të mos e futesh kurre Shqiperinë në Evrope, mos i vendos 101 kushte, se mjaftojnë e tepron vetem një kusht zgjedhjet… E gjithë historia jone 30 vjeçare është; jo Ali Hoxha, po Hoxhë Aliu. Ja kështu u katandisëm në vendin tonë si të humbur dhe të huaj, madje te huajt ndjehem me të rehatuar se ne. E populli i mjerë mbeti me qiri në dorë, duke bredhur kult më kult e sharlatan me sharlatan, në kërkim te profecisë dhe shpëtimit nga e liga. Domosdo luten t’u zgjidhen hallet e dertet me frymën e shenjtë! Harrojne te zestë njerez se nga gojet e palara ndotet dhe fjala… Dikur parardhesit tane luteshin ne kultet e tyre, po sot as kultet nuk jane tonat… Nuk lame mal e nuk lamë kodër pa e mbushur me minare, e mekame, a thua se kështu do të na vije shpetimi. Ktheni mendje o Shqipetarë respektoni edhe ato pak vlera natyrale që janë tuajat e flasin Shqip! Bëhuni të ndërgjegjshem se ai që do të vleresohët më shumë në këte botë do të jetë identiteti dhe dinjiteti.