Home Ekonomia Rusia tha se do të “ulë në mënyrë drastike” sulmin ndaj Kievit,...

Rusia tha se do të “ulë në mënyrë drastike” sulmin ndaj Kievit, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të martën pasi Rusia tregoi se do të reduktojë sulmin e saj në pjesë të Ukrainës.

Zhvillimet lehtësuan frikën e furnizimit me energji që çoi në rritje të çmimeve të naftës në fillim të këtij muaji.

Nafta amerikane ra me 6.4% në 99.25 dollarë për fuçi në tregtimin e fundit. Nafta e papërpunuar Brent, standardi botëror, humbi 5.4% në 106.43 dollarë për fuçi.

Pas bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës të martën, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin tha se Ministria ruse e Mbrojtjes ka vendosur të “zvogëlojë në mënyrë drastike armiqësitë” në Kiev dhe Chernigov, sipas medias shtetërore RIA.

Zyrtari rus tha se ndryshimet janë pjesë e një përpjekjeje për të “rritur besimin e ndërsjellë dhe krijimin e kushteve të nevojshme për negociata të mëtejshme”, raportoi RIA.

“Nuk do të thosha se paqja po shpërthen, por me sa duket ka një fije shprese”, tha Robert Yawger, nënkryetar i të ardhmes së energjisë në Mizuho Securities.

Previous articleBerishës i mungojnë aktet fisnike, larguan gazetarin nga puna për bindjet politike
Next articleZhduket 16-vjeçarja në Tiranë, i ati bën denoncim: Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më