Home Bota Rusia kundërshton tërheqjen e trupave nga Ukraina si kusht për bisedime

Rusia kundërshton tërheqjen e trupave nga Ukraina si kusht për bisedime

Rusia ka deklaruar se kërkesat perëndimore që Rusia të tërhiqet plotësisht nga Ukraina si pjesë e negociatave për t’i dhënë fund luftës në mënyrë efektive është përjashtuar si mundësi, sipas skynews.

Ditën e djeshme, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti se Presidenti Vladimir Putin mbetet i hapur për bisedime, por kërkesa perëndimore që Moska të tërheqë fillimisht trupat e saj nga Ukraina ishte e papranueshme.

Deklarata e Peskov erdhi ndërsa Putin bisedoi të premten në mëngjes me kancelarin gjerman Olaf Scholz.  Scholz tha se ia bëri të qartë Putinit “se duhet të ketë një zgjidhje diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur, e cila përfshin një tërheqje të trupave ruse”.

Të enjten, presidenti i SHBA-së Joe Biden tregoi gjithashtu se do të ishte i gatshëm të fliste me Putinin nëse ai demonstronte se dëshironte seriozisht t’i jepte fund pushtimit dhe të tërhiqej nga Ukraina.

Previous articlePresidenti Bajram Begaj zbardh takimin e rëndësishëm në Vatikan dhe porosinë që i ka lënë: Ja çfarë i kërkova Papa Françeskut
Next articleDetaje nga samiti i BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, marrëveshjet që pritet të firmosen