Ministri rus i financave, Anton Siluanov, ka deklaruar sot në Moskë, pas takimit me ministrin e financave të Serbisë, Mllagjan Dinkiq, se për marrjen e vendimit për kredinë eventuale për Serbinë, në shumë prej një miliard dollarësh, për ta mbështetur buxhetin e Serbisë, janë të domosdoshme negociata shtesë.
“I kemi shqyrtuar kushtet eventuale, por për marrjen e vendimit janë të nevojshme negociata shtesë”, u tha gazetarëve ministri Siluanov.
Nga ana tjetër, ministri Dinkiq ka shfaqur shpresën se “negociatat do të jenë të suksesshme dhe se vendimi do të merret së shpejti”.