Home Kosova Rumania ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

Rumania ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

f1_victor-ponta1366356085Rumania paralajmëron qëndrim tjetër karshi Kosovës. Pas miratimit të rezolutës së Parlamentit Europian, ajo ka bërë një hap drejt njohjes së Kosovës, raportojnë mediet .

Kryeministri i këtij vendi, Victor Ponta citohet nga mediat e ndryshme evropiane të ketë thënë se Rumania ka lëvizur nga qëndrimi i saj i mëparshëm për Kosovën, ndërkaq lëvizjet e shtetit rumun kanë ardhur pas takimit të Pontas me raportuesen për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.

Kryeministri Ponta edhe më parë kishte treguar dispononim më të mirë për njohjen e Kosovës, ndërkaq thirrja e Parlamentit Evropian që pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën vetëm i ka ndihmuar kësaj klime.

 

Previous articlePesëmbëdhjetë pikët e propozim-marrëveshjes Kosovë-Serbi
Next articleTë vdekurit kërkojnë bodiguard!