Home Kosova Rugovë/ E gjithë familja e izoluar nga bora. Kryefamiljari: Kemi ushqim për...

Rugovë/ E gjithë familja e izoluar nga bora. Kryefamiljari: Kemi ushqim për 1 ditë

Një familje shqiptaro-amerikane ka mbetur e izoluar në Rugovë të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk e hoqi borën edhe 400 metra më lart në rrugë. Sipas Dedë Nikollajt, i cili foli për Klan Kosovën, në këtë situatë gjenden prej dy ditësh derisa me ushqim nuk qëndrojnë aspak mirë.

”Apeloj tek komuna që ta merr parasysh, që na takon me na pastru borën me na e bo jetën sa më të lehtë për ne këtu që jetojmë. Sot kam tentu me dalë, s’kam mund, dhe kështu pa u pastru bora s’mundem me lëvizë”.- është shprehur kryefamiljari.