Adem Demaçi dhe të tjerët si ai duhet të kenë guximin dhe kurajën politike të hyjnë dhe të maten te populli se sa çojnë peshë. Kështu ka deklaruar anëtari i LDK-së Naser Rugova për gazetën “Bota sot”, si reagim ndaj deklaratave të Adem Demaçit, i cili në një deklaratë dhënë disa medieve ka thënë se LDK-ja duhet të kërkoj falje nga populli.
Naser Rugova nga Lidhja Demokratike të Kosovës ka thënë se zërat e tillë si të Adem Demaçi janë zëra paniku se LDK-ja po rikthehet fuqishëm.
“Unë mendoj që deklaratat e tilla tani në këto periudha kohore janë të mjera dhe janë zëra paniku dhe dëshpërimi nga ata të cilët po ju japin fonde, rroga, subvencione njerëzve të tillë që pothuajse nuk po bëjnë asgjë për vendin viteve të fundit sidomos pas çlirimit të Kosovës nuk kanë qitur asnjë gurë në murin e shtetndërtimit thjeshtë janë zëra paniku dhe dëshpërimi nga frika që LDK-ja po rikthehet”, thotë Rugova.