Home Sport Rudi Vata: Edoardo Reja nuk ishte problemi më i madh për Kombëtaren,...

Rudi Vata: Edoardo Reja nuk ishte problemi më i madh për Kombëtaren, por sistemi

Ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata thotë se ekipi shqiptar është më mirë pa Edoardo Rejën në krye.

Në një intervistë për Euronews Albania, Vata u shpreh se teknikut italian i kishin shteruar idetë dhe pati kohën e mjaftueshme për t’i implementuar.

Sipas tij, problemi më i madh nuk ishte 77-vjeçari, por sistemi dhe njerëzit që e drejtojnë.

“Për mendimin tim, është më mirë pa Edi Rejan, sepse mendoj që Edi Reja i mbaroi energjinë që kishte për ekipin kombëtar, mendoj edhe idetë që kishte, pati kohën e mjaftueshme për t’i implementuar te kombëtarja shqiptare. Sigurisht që ka pasur momente të mira, por ka pasur momente që pritshmëritë kanë qenë shumë më të mëdha për këtë ekip kombëtar, duke pasur parasysh që shumica e futbollistëve shqiptarë luajnë në klubet elitare të Evropës, me atë përbërje ekipi kombëtar shqiptar mund të kishte bërë më mirë.

Reja sigurisht që ka eksperiencë të jashtëzakonshme, ka qenë eksperienca e parë me një ekip kombëtar. Unë mendoj që është sistemi dhe mentaliteti, problemi ynë më i madh. Sistemi nuk ka mentalitet elitar, njerëzit që drejtojnë sistemin nuk janë programuar që të arrijnë rezultate elitare. Sistemi rregullon ose shkatërron çdo gjë”, theksoi ai.

Previous articleMacron: Në ditët në vijim do të flas me Putinin! Negocimi është ende i mundur
Next articleDepresioni, 40% rritje e rrezikut për ata që zgjedhin këtë mënyrë jetese