Home Slideri Rrumpallë në PD-në e Durrësit! Arqile Gorea kërkon largimin nga lista e...

Rrumpallë në PD-në e Durrësit! Arqile Gorea kërkon largimin nga lista e Durrësit dhe transferimin në Lushnje

96134arqilegoreaPër herë të parë mund të thuhet se në PD-në e Durrësit jo vetëm që dhjetë burra mbahen peng nga dy gra, po dhjetë “bura” nuk kanë kurajon të shënojnë emrin as të gjashtin në listë, përjashtuar këtu drejtorë militnatë që janë turrur për të qenë në listën e deputetëve edhe pse e dijnë që nuk do fitojnë po për të kërkuar më pas, në rast të një fitore të mundëshme një vend po përsëri drejtuesi. Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur për gazetën se rasti më i fundit i një paniku dhe rrumpalle që e ka zënë listën e PD-së në këtë prefekturë është fakti se të gjithë po luajën në Tiranë dhe askush nuk e ka shpresën për t dalë nga strukturat. “Listimi është kthyer në biznes dhe të gjithë ata që duan të kandidojnë janë turrur me lekët që kanë vjedhur për të kapur sekserë politikë në qendër dhe as që duan t’ja dijnë se çfarë thotë elektorati në Durrës”, është shprehur një anëtar i kryesisë së PD-së në Durrës. Por i vetmi që e ka kuptuar këtë ka qenë Arqile Gorea, i cili mësohet nga burime brenda partisë se ka kërkuar që të largiohet nga listimi i qoftë dhe i sigurtë në Durrës pasi këta të fubndit, durrsakët kanë shprehur dhjetra e qindra telefonata kundra tij për një kandidim të mundëshëm në qytetin bregdetar. “Nuk fitoj në Durrës dhe ajo që është më e keqja lista ndalon aty ku do të jem unë ndërsa bëhet fjalë për pesë emrat e parë”, mësohet të ketë thënë Gorea, i cili ka kërkuar që edhe pse është krekosur si durrsak është shumë më mirë të kandidojë në qytetin e tij në Lushnje. Sipas demokratëve kjo është gjë e mirë , pasi të gjithë ata që janë hequr durrsakë dhe kanë qeverisur si drejtues në këtë qytet tashmë po e kuptojnë se qytetarët e këtij qyteti i kanë dhënë votën me kohë, po jo për votim po për largim!