Home Opinion Rrjetet sociale dhe ndikimi të adoleshentet

Rrjetet sociale dhe ndikimi të adoleshentet

Zigrida KaljaNga Zigrida Kalja

Tashmë rrjetet sociale janë shndërruar në një “ushqim” të përditshëm edhe për adoleshentët. Shumë prej tyre qëndrojnë me orë të tëra përpara kompjuterit dhe me celularë në duar, të përqëndruar duke biseduar me miqtë, pak a shumë të vërtetë, në rrjetet sociale të si : “Facebook”, “Skype”, “Instagram”, “Twitter” etj. Por a përben problem përdorimi i ketyre rrjeteve? A duhet të shqetësohen prindërit për fëmijët e tyre? Shumë prindër ankohen se djali apo vajza, ende të mitur u përkushtohen shumë rrjeteve sociale, duke “e vrarë” kohën, aq shumë të nevojshme për mësime, shlodhje dhe argëtim në shoqëri. Ka edhe prindër që tregojnë me krenari se bijtë e tyre kanë mësuar ta përdorojnë internetin ende pa hyrë në klasën e parë të shkollës fillore. Disa prej tyre që kanë edhe mundësi financiare i pajisin ata me aprate celularë të sofistikuar. Pyetjes, nëse është i dëmshëm qëndrimi i fëmijëve kohë pa kohë përpara internetit, një prej nënave “krenare” i përgjigjet: Nuk e besoj se ka ndonjë rrezik tjetër përveçse iu bënë keq për sytë”. Një tjetër nënë tregon: Unë kam një djalë 16 vjeç dhe një vajzë 12 vjeçe. Që të dy kanë “facebook”. Ata e ata e përdorin internetin për të komunikuar me miqtë , për të marrë informacione për detyrat e shkollës. Nuk e besoj se ka ndonjë rrezik ngaqë ata rrinë me orë të tëra aty, përveçse iu bënë keq për sytë”, thotë një prej prindërve. Ndërsa një nënë, që e ndjen përgjegjësinë për ndikim negative të këtij fenomeni te fëmijët thotë: e kemi të vështirë kontrollin e fëmijëve për kohëqëndrimin e tyre përpara ekranit të kompjuerit, e para se nuk kemi kohë, e dyta, jo rrallë adoleshentët reagojnë me nervozizëm. A është dobiprurëse pjesëmarrja aktive e adoleshentëve në elaborimin e kërkimin në rrjetet sociale në internet ? Përgjigja është pozitive: Së pari adoleshentët përmes rrjeteve të ndryshme sociale marrin informacion për botën që rrethon, për jetën e shokëve, shoqeve e miqëve të tyre; së dyti, nxiten dhe vetëvlerësojnë qënien e tyre shoqërore e qytetare, përditësimi i statuseve apo postimet rrisin besimin dhe stimën për vetëveten.; së treti, plotësojnë e zgjerojnë dituritë mësimore, që marrin në shkollë; së katërti, nepërmjet shkëmbimit të mesazheve, linkeve, zgjerojnë rrethin e shoqërisë dhe fitojnë shprehi e aftësi për të krijuar marrëdhënie të dobishme shoqërore, duke mposhtur ndjenjën e turpit dhe të vetmisë. Përveç mundësive të mëdha për eksperimente autonome, rrjeti u jep adoleshentëve mundësinë e kontaktit me miqtë në mënyrë të thjeshtë, me të cilët mund të ndajnë përvojat, përshtypjet , ndjenjat dhe mendimet, duke përftuar kështu, një lehtësim të vlefshëm për shqetësimet e identitetit, në mënyrë intensive në këtë fazë delikate të jetës. Krahas mundësive pozitive për marrjen e informacione, lundrimi në internet po mbart rreziqe të mëdha, pasi në radhët e përdoruesve të përditshëm masivisht janë fëmijët dhe adoleshentët. Ata gjithënjë e më shumë bëhen “të varur” nga interneti. Pse ? Sepse rrjeti social mundëson të përjetosh shumë përvoja. Duke qëndruar në shtëpi, bën të mundur, të krijosh një identitet tjetër, ndoshta krejtësisht të kundërt nga ç’janë në të vërtetë. Nuk mund të shihesh sy më sy me bashkëbiseduesin, nuk mund të dëgjohet zëri i tij apo i saj, por rrjeti na lejon të jemi ç’ka duam, ku dhe kur dëshirojmë, dhe vetëm duke ndënjur në dhomën ku ndodhet kompjuteri.
Çfarë pasojash psikologjike sjell përdorimi i tepruar i këtyre mjeteve ?
Adoleshentët, ashtu si edhe me të rriturit, shpesh nuk i japin rëndësi identitetit të tyre virtual. Ndodh pastaj që, me çiltërsi e mirëbesim, t’i rrëfejë bashkëbiseduesit apo bashkëbisedueses gjërat më personale, të cilat pasqyrohen në botën reale. Duke ndryshuar vazhdimisht identitetin, duke shfaqur në publik dëshirat e tyre, dobësitë dhe shpesh imazhet e tyre personale, mund të jetë jashtëzakonisht joproduktive për zhvillimin psikik normal. Një nga rrjetet sociale më të përdorur sot është Facebook-u, më shumë i përdorur nga adoleshentët, që nga moshat më të vogla që mund të fillojnë nga mosha 13-vjeçare e më tej. Por në përgjithësi çdo rrjet social kërkon të përdoret nga mosha 18 vjeç e sipër, sepse përmban publikime dhe video që nuk janë të përshtatshme për minorenët. Adoleshentët për nga natyra janë të prirur të kërkojnë miqësi të reja. Ata permes Facebook-ut tentojnë dhe shkëmbejnë përvojat emocionale, por edhe të shpërndajnë fotografi personale, madje edhe jo të përshtatshme me të “panjohur”, me njerëz të ndryshëm në moshë apo gjini, pa u thelluar në pasojat e të papriturat. Sjellim në kujtesë rastin e vajzës nga Fieri, e cila para disa ditësh ka denoncuar se: “ Është përdhunuar nga “i dashuri” dhe shoku i tij”…- shkruan gazeta “Panorama”. Adoleshentja 17- vjeçare me inicialet G.A. kishte dalë fshehtas nga shtëpia, pas mesnate, për të takuar mikun 38-vjeçar që e kishte njohur në rrjetin social “Facebook”, vetëm para shtatë ditëve, por ra pre e tyre. Në makinë e priste 38-vjeçari bashkë me shokun e tij 22-vjeçar. Për një rast të kësaj natyre informon edhe “Gazeta Sot”, që shkruan se ndalimi i shtetasit Kejdi Çela, 19-vjeçar, “…u bë më 31 gusht 2015, pasi në Komisiariatin e Lushnjes, shtetasja e mitur, E.F., 13-vjeçare, në prani të psikologes shpjegoi se para 4-5 ditëve “ka rënë pre” e shtetasit të sipërpërmendur me të cilin ishte njohur në Facebook”. Ka edhe shumë raste të ngjashëm, që thjesht nuk janë bërë publikë ose për ta nuk ka pasur denoncime. Minorenët konsidrohen si “gjah i lehtë” për të përfituar prej tyre. Prandaj është e nevojshme dhe e domosdoshme, që, për kategori të caktuara më në rrezik (fëmijë dhe adoleshentë), t’u sigurohet shërbimi i internetit, në një mjedis të kotrolluar dhe të sigurt, duke filluar nga mbikqyrja prindërore. Sot nevojitet një bashkëpunim edukativ midis të rriturve, prindër – mësues – shoqëri, një bashkëpunim edhe i organizuar, por t’ua mohuar të drejtën adoleshentëve për t’i shfrytëzuar rrjetet e internetit në dobi dhe interes të zhvillimit dhe përparimit të tyre. Studiuesit si ndikim negative të përdorimit pa kriter të rrjeteve të sipërpërmendura, nënëvizojnë depresionin, pririjen e minorenëve për përdorim alkoholi, duhani, ndoshta edhe disa lloje drogash. Në këtë vështrim interes paraqet studimi i dy akademikeve, Dr. Amy Slater dhe Prof. Tiggemann, punonjëse të Shkollës së Psikologjisë në Universitetin Flinders në Australi. Ato kanë intervistuar 1096 vajza nga mosha 12 deri 16 vjeçare. Rezultatet e arritura i vlerësoninin tejet shqetësues. Interesimi i tyre ishte kërkimi për rolin dhe ndikimin e medias, posaçërisht të rrjeteve sociale në këto vajza adoleshente. Dr. Slater shkruan: Zbulimet tona tregojnë një lidhje shqetësuese mes përdorimit të tepruar të medias, sidomos medias sociale e internetit dhe uljes së vetëvlerësimit për peshën e trupin, e rritjen e depresionit…Gjendja rëndohej me shtimin e kohës së qëndrimit në internet e në rrjetet sociale. Studiueset formulojnë përfundimet në të cilat arriten, që janë: 96 për qind e vajzave kishin internet në shtëpi. 72 për qind e tyre e harxhonin kohën duke hedhur foto të tyre në rrjetet sociale, e 12 për qind duke hedhur video. Këto vajza rrinin çdo ditë 3-3.5 orë në internet dhe vetëm 35 për qind e prindërve vinin rregulla mbi atë se çfarë munden e çfarë nuk munden të shohin në internet vajzat e tyre. Pjesa më e madhe e vajzave janë të prirura të shikojnë reklamat e bukurisë dhe modelet me trupin e përsosur. (Burimi: Albanian Screen)