Home Ekonomia Rritet pjesëmarrja e gruas në forcën e punës/ Vetëm në sektorin e...

Rritet pjesëmarrja e gruas në forcën e punës/ Vetëm në sektorin e bujqësisë zunë 41.4% të të punësuarve

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka bërë me dije se është rritur pjesëmarrja e gruas në forcën e punës.

Sipas të dhënave të publikuara përgjatë vitit 2020, pjesëmarrja e gruas në forcën e punës ishe 61.2% ndërsa 41.4 % e të punësuarve në sektorin e bujqësisë ishin gra.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se përmes politikave do të vijojë angazhimin për reduktimin e hendekut gjinor, forcimin e rolit të gruas dhe rritjen e mundësive ekonomike.

“Edhe në Strategjinë e re të Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027, një vëmendje e veçantë i kushtohet mbështetjes së grave përmes skemave dhe lehtësive”, shkruhet në njoftim.

SCAN

SOURCEBulevard News
Previous articleMe “pasaportë” në bare, vaksinimi i personelit shëndetësor me detyrim në Greqi
Next articleAfganistani në kaos pas largimit të trupave amerikane dhe të NATO-s