Home Aktualitet Rritet niveli i prurjeve në lumin Vjosë, si paraqitet situata në qarkun...

Rritet niveli i prurjeve në lumin Vjosë, si paraqitet situata në qarkun e Fierit

Emergjencat Civile në Fier kanë dhënë detaje nga situata në terren, sa i takon problemeve të shkaktuara nga reshjet e shiut që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë.

Mësohet se aktualisht situata në këtë qark është e qetë. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë natës ka pasur një rritje të moderuar të nivelit të ujit në lumin Vjosë në pikmatjen e urës Mifol, por shumë larg pikës kritike dhe pa shkaktuar asnjë problematikë në gjithë gjatësinë e saj brenda territorit të qarkut Fier.

“Situata në territorin e qarkut Fier është e qetë. Nga struktura vendore të MC, nuk kemi raportime për situata problematike.
Gjatë natës ka pataur ka patur një rritje të moderuar të nivelit të ujit në lumin Vjosë në pikmatjen e urës Mifol por shumë larg pikës kritike dhe pa shkaktuar asnjë problematikë në gjithë gjatësinë e saj brenda territorit të qarkut Fier.
Më konkretisht situata rezulton si vijon:
Furnizime me ujë të pijshëm nuk ka problem.
Akset rrugore, rurale dhe nacionale janë
të kalueshme normalisht.
Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë pune.
Niveli i ujit në lumenjt Vjosa, Seman dhe Shkumbin mbetet në kuota normale.
Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit aktualisht është 5m por me tendencë në rënie.
Prezence uji në toka bujqësore nuk ka.
Nuk kemi raste të ndërprerjes së energjisë elektrike në asnjë pjesë të territorit.”, thuhet në njoftim.

Previous articleSpahiu zbërthen provat e 21 janarit: Çfarë mund ta burgosë Berishën
Next articleBushati: Çfarë i thashë Berishës pas 21 janarit dhe rruga e vetme që të shpëtonte