Home Aktualitet Rriten shifrat e infektimeve nga Covid, 671 raste të reja dhe 1943...

Rriten shifrat e infektimeve nga Covid, 671 raste të reja dhe 1943 testime në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1943 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 671 qytetarë, në këto bashki:

366 në Tiranë, 32 në Durrës, 28 në Lushnje, nga 25 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 16 në Fier, 15 në Lezhë, 14 në Berat, 12 në Patos, nga 11 qytetarë në Divjakë, Elbasan, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Gramsh, 6 në Shkodër, nga 5 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Delvinë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Tepelenë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Roskovec, Selenicë, Kolonjë, Belsh.

Janë 3,685 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 153 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,955 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         671

Të shëruar në 24 orë       153

Të shtruar në spitale         23

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1943

 

Testime totale              1,852,737

Raste pozitive                 282,141

Raste të shëruara             274,955

Raste Aktive                        3,685

Humbje jete                         3,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                2,544

Fier                                                243

Vlorë                                     199

Durrës                            175

Lezhë                                        101

Gjirokastër                            97

Shkodër                                          96

Berat                                        79

Elbasan                            76

Korçë                                       44

Dibër                                        24

Kukës                                        7