Home Aktualitet Rriten rastet me COVID në vend/ Ekspertja e ISHP: Shkak ardhja e...

Rriten rastet me COVID në vend/ Ekspertja e ISHP: Shkak ardhja e turistëve dhe eventet

Ditët e fundit në Shqipëri ka pasur një numër në rritje të rasteve me COVID. 219 qytetarë të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit, e pasqyruar kjo te përditësimi i përditshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë territorin është 829.

Daja theksoi se ka rënë interesi i personave që kërkojnë të vaksinohen. Por duke parë rastet në rritje të ditëve të fundit, ka pasur kërkesa të shtuara, kryesisht nga moshat e thyera që bëjnë dozat e treta ose të katërta dhe të rinjtë.

Sipas mjekes, nuk përjashtohet mundësia që të ndeshemi sërish me valë të tjera infektimesh, por megjithatë, sipas saj, mutacionet e ardhshme priten të jenë më të moderuara dhe me fuqi infektimi më të vogël./BW