Home Rajoni Rrëzohet nga trampolina duke luajtur në liqenin e Ohrit, 16-vjeçari dërgohet me...

Rrëzohet nga trampolina duke luajtur në liqenin e Ohrit, 16-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një 16-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi është rrëzuar nga trampolina duke luajtur në Liqenin e Ohrit.

Mësohet se i mituri është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, një 16-vjeçar duke luajtur, është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina, në liqenin e Ohrit, Pogradec. Ky shtetas u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Previous article“Britanikët kanë sjellë një listë të re me ‘non grata’”, Karamuço: Duhet bërë publike, ndryshe…
Next articleKrifca: Eksportet bujqësore rritje me 20 % në korrik