Home Bota Rrëzohet helikopteri amerikan në kufirin ndërkorean

Rrëzohet helikopteri amerikan në kufirin ndërkorean

largea_rrezimi1366105898Një helikopter i ushtrisë amerikane, pjesëmarrës në manovrat ushtarake në Korenë e Jugut u rrëzua sot pranë kufirit ndërkorean, pa shkaktuar të plagosur.

‘Helikopteri, një aparat transporti CH-53 me 21 ushtarë në bord, ka kryer një ulje të vështirë në rajonin Cheolwon, kufi me Korenë e Veriut’, theksoi një zyrtar i ushtrisë amerikane.

Agjencia koreanojugore e lajmeve ‘Yonhap’ kishte theksuar më parë se mjeti i aksidentuar ishte një helikopter taktik UH-60 Black Hawk.

Rreth 28 500 ushtarë amerikanë janë vendosur në Korenë e Jugut që prej fundit të luftës së Koreve (1950-53).

Previous articleGazmend Oketa debate me Igli Carën në prezencë të OSBE-së
Next articleNis gjykimi për sulmin ndaj ambasadës amerikane