Home Bota Rrëzohet avioni privat në Republikën Domenikane, 9 persona humbin jetën

Rrëzohet avioni privat në Republikën Domenikane, 9 persona humbin jetën

REPUBLIKA DOMENIKANE- Nëntë persona humbën jetën, pasi një avion privat u rrëzua ndërsa po bënte ulje emergjente në aeroportin ‘Las Americas’ në kryeqytetin e Republikës Dominikane Santo Domingo. Mediat e huaja raportojnë se mes tyre ishte producenti muzikor Jose A. Hernandez, i njohur më mirë si “Flow La Movie”, si dhe gruaja e tij dhe fëmija i tyre.

Avioni ishte rrugës për në Florida nga Aeroporti Ndërkombëtar ‘La Isabela’ në Republikën Domenikane kur bëri ulje emergjente dhe u rrëzua vetëm 15 minuta pas ngritjes.
Policia konfirmoi se shtatë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit humbën jetën gjatë incidentit. Kompania Helidosa që kishte në pronësi avionin deklaroi, se do të bashkëpunojë me autoritetet dhe bordin e aviacionit civil.