Home Kronika Rrezikuan të mbyteshin, policia kufitare shpëton dy pushues në Durrës

Rrezikuan të mbyteshin, policia kufitare shpëton dy pushues në Durrës

Njoftimi i Policisë:

Gjiri i Durrësit Rrezikuan të fundoseshin, bashkë me Jet Skinë e tyre, për shkak se mjeti lundrues pësoi defekt dhe rryma e largoi në thellësi, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve. Pasditen e djeshme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues Jet Ski kishte pësuar defekt dhe rrymat detare e kishin çuar larg bregut.

Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt. Njësia Policore Detare fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Njësisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe i specializuar.

Previous articleZjarret vdekjeprurëse në Hawaii/ Asnjë gjurmë nga 1100 personat e zhdukur, numri i viktimave shkon në 115, FBI kërkon ndihmën e familjarëve
Next article‘Janë betuar se do të na djegin’/ Shqiptari merr peng 25 emigrantë të paligjshëm nga pyjet greke: I gjithë mali është mbushur me bastardë (VIDEO)