Home Kuriozitete Rreziku i goditjes në tru: 10 faktorë që mund të ndikojnë

Rreziku i goditjes në tru: 10 faktorë që mund të ndikojnë

Goditja në tru vazhdon të jetë shkaku kryesor i paaftësisë fizike dhe është gjithashtu ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në botë.

Në dy dekadat e fundit është bërë përparim i dukshëm në trajtimin e infarktit akut, kryesisht me trajtimin në njësi të specializuara dhe aplikimin e trombolizës sistemike (shpërbërja e mpiksjeve me ilaçe) dhe trombektomisë mekanike (heqja mekanike e mpiksjeve).

Pavarësisht se 90 përqind e goditjeve në tru mund të parandalohen nëse veprojmë në bazë të 10 faktorëve të rrezikut, treguesit epidemiologjikë ende nuk tregojnë ndryshime të rëndësishme në drejtim të uljes së numrit të pacientëve.

Dhjetë faktorët e rrezikut që mund të ndikojmë janë: presioni i lartë i gjakut, pasiviteti fizik, ushqyerja joadekuate, mbipesha, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, rrahjet e parregullta të zemrës, yndyra në gjak, diabeti, depresioni dhe stresi.

Simptomat më të zakonshme të një goditjeje ndodhin papritur, fillon me dobësi, mpirje, humbje e papritur e krahut, këmbës ose fytyrës, veçanërisht nëse preket vetëm njëra anë e trupit.

Simptomat mund të shfaqin edhe probleme të papritura të të folurit – vështirësi në të kuptuarit, shqiptimin ose humbjen e të folurit, çrregullime të papritura vizuale – turbullim i papritur ose humbje e shikimit, çrregullime të papritura të ecjes, pasiguri dhe lëvizje në ecje, humbje e ekuilibrit, marramendje si dhe dhimbje koke e fortë, e cila mund të shoqërohet me nauze dhe të vjella.

Hipertensioni arterial (presioni i lartë i gjakut) është shpesh një sëmundje që nuk zbulohet mjaft herët. Shkaku i vërtetë i tij zakonisht mbetet i panjohur, përveç në disa raste të rralla. Presioni i gjakut mund të kontrollohet lehtësisht duke përdorur një monitor presioni, sepse presioni i lartë i gjakut nuk jep ndonjë specifik. Prandaj edhe quhet vrasës i heshtur.

Presioni i lartë i gjakut është faktori më i rëndësishëm i rrezikut, i cili rrit rrezikun e goditjes në tru tre deri në katër herë dhe është në themel të shumicës së pacientëve me goditje në tru. Është vlerësuar se 50 përqind e goditjeve në tru janë rezultat i hipertensionit arterial të rregulluar në mënyrë joadekuate.

Megjithëse ekzistojnë barna efektive që trajtojnë me sukses tensionin e lartë. Jepet një medikament, ose një kombinim i disa medikamenteve që secili veprojnë në një mekanizëm specifik të tensionit të lartë.

Përveç barnave duhet pasur kujdes edhe për stilin e jetës, këtu përfshihet pesha, ushtrimet fizike, shmangia e alkoolit, reduktimi i kripës në ushqim, përpjekja për të mos u stresuar, pasi të gjitha kontribuojnë në shëndet.

Një rol të rëndësishëm në kontrollin e presionit të gjakut, por edhe të faktorëve të tjerë të rrezikut, luan monitorimi i tyre, i cili tashmë është i mundur me ndihmën e aplikacioneve celulare. Duke identifikuar dhe monitoruar faktorët e rrezikut, njeriu mund të reagojë në kohën e duhur dhe të fillojë trajtimin.