Kandidati i PD për deputet Arqile Gorea duket se është bërë pre e akuzave të njerëzve të afërt të tij ndërsa e kanë akuzuar se ai ka vjedhur prona, ka marrë prona, ka mashtruar për prona dhe aq më shumë që të gjitha këtoi i ka bërë duke qenë njeri me pushtet në PD. Një letër e ardhur në redaksi ku për shkak të verifikimit të emrave na duhet ta bëjmë publike në numrin e ardhshëm tregon qartë një mekanizëm jahdutërie të Arqile Goresë, njeriut që për të vjedhur nuk i ka mjaftuar vetëm Durrësi po edhe fisi, kurshërinjtë dhe të tjerë. Në letër jepen detaje edhe të gjyqtarit me të cilin ka kontaktuar Gorea, pazareve të tij dhe aq më shumë që për këtë duket se Gorea ka dëshmitarë të gjallë dhe njerëz që kanë ndërhyrë për të mos u bërë publike. Përmbajtja e letrës ,në fakt është një turp nëse qëndron dhe vetëm 10 përqind e vërtetë, por mekanizmi i asaj që mund të ketë ndodhur së bashku me emra gjyqtarësh dhe aq më shumë me ndikimin që ushtron Kilja kur ka pushtet për prona. Nëse kjo vërtetohet është një akuzat më të rënda që bëhet për një ish kryebashkiak, ndërsa pas kaq vitesh PD-ja do ta bëjë deputet. Në akuzën e njerëzve që pretendojnë se janë të afërm të tij ai akuzohet se ka manipuiluar firma, ka bërë marrëveshje me gjyqtarët dhe aq më shumë ai ka ushtruar pushtetin e tij për të fituar pronat. Ka mjaftuar vetëm një interesim i vogël dhe Gorea del që ka marrë prona në disa vende dhe bashkë me të janë shumë njerëz të implikuar. Ky mesa duket është kriteri i kandidatëve të rinj të PD-së: përpara për të ruajtur çfarë kemi vjedhur prapa.