Home Kronika Rrëfeu se mbërriti me gomone dhe humbi gjithçka, arrestohet brenda ‘shtëpisë së...

Rrëfeu se mbërriti me gomone dhe humbi gjithçka, arrestohet brenda ‘shtëpisë së barit’ i riu shqiptar në Britani

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Workington në Britani pasi është kapur brenda një ambienti të përshtatur për rritjen e kanabisit.

Sipas mediave britanike ky është plantacioni i dytë i zbuluar në zonë në harkun kohor prej një jave, pasi ditë më parë u arrestuan 4 persona përgjegjës për mbi 200 bimë narkotike me vlerë rreth 400 mijë paundë.

I riu i identifikuar si Din Truni ishte përgjegjësi i vetëm i ambientit, teksa brenda shtëpisë ishin vendosur të gjitha pajisjet e nevojshme për rritjen e bimëve si ngrohëse, drita dhe pleh kimik.

Brenda shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan rreth 200 bimë kanabis me vlerë në rrugë nga 56 mijë deri në 177 mijë paundë.

 

 

Truni i tregoi gjykatës se kishte arritur në Britani para dy muajsh me anë të një gomoneje dhe se gjatë udhëtimit kishte humbur gjithçka, gjë që sipas tij e shtyu të pranonte të kultivonte kanabisin.

Sakaq, 20-vjeçari është dënuar me 8 muaj burg për rolin e tij në veprimtarinë e drogës dhe rrezikon kthimin në Shqipëri pas vuajtjes së dënimit.

Previous articleEkstazi nga Holanda për lokalet e natës në Tiranë! Ja zonat më të ‘nxehta’ ku shpërndahet drogë
Next articleZbulohet se çfarë ndodhë nëse Serbia pranon planin për Kosovën, ja arsyet pse vendimi do të duhej të shkonte në referendum