Home Sport Ronaldo peng i “djallit”, ndryshon situata, United “ngrin” edhe De Jong

Ronaldo peng i “djallit”, ndryshon situata, United “ngrin” edhe De Jong

Me Erik ten Hag në stol, Man.United kërkon të ndryshojë faqe, por disa çështje mbeten ende të hapura, si në rastin e C.Ronaldo-s. Një ditë më parë mediat angleze flisnin me siguri se CR7 do të largohet nga “Old Traford”, kjo pasi mes tij dhe trajnerit ka një krisje totale, por një dëmtim i Matrial ka bërë që drejtuesit e klubit të ndryshojnë mendim duke bërë llogaritë edhe një herë me Ronaldon në skuadër.

Star

Pavarësisht dëshirës së lojtarit për tu larguar, drejtuesit e “djallit” janë shprehur kundër këtij vendimi që vetëm një ditë më parë dukej i kryer.

Në të njëjtën kohë, Man.United me sa duket po heq dorë edhe nga ideja për të transferuar Frenkie de Jong, i kërkuar me insistim nga Ten Hag. United nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri financiare për mesfushorin holandez duke i hapur rrugë në këtë mënyrë Chelsea, skuadër që gjithashtu ka shprehur interesim për futbollistin e Barcelonës.