Home Sport Ronaldo – Mane në formë, Al Nassr fiton në transfertë dhe i...

Ronaldo – Mane në formë, Al Nassr fiton në transfertë dhe i afrohet kreut

Al Nassr fitoi 1-3 kundër Al Raed për javën e gjashtë në ligën elitare të futbollit në Arabinë Saudite. Ndeshja foli për miqtë e drejtuar nga Luis Castro, teksa Mane shënoi në fundin e pjesës së parë, duke i dërguar të tijtë në dhomat e zhveshjes në avantazh, edhe pse minimal.

Pjesa e dytë nisi mirë për Al Nassr, që gjeti golin me Talisca në të 49 minutë. Ishte Cristiano Ronaldo që në të 78 minutë do mbyllte llogaritë e duelit, me golin e tretë. Megjithatë, vendasit shënuan me Fouzair në të 89 minutë, me golin që shërbeu sa për statistika.

Me këtë fitore, Al Nassr shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e pestë, katër pikë më pak se Al Hilal kryesues. Në pesë ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Ronaldo me Al Nassr ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Previous article‘Lamtumirë zonjë e gazetarisë’, kolegë e miq të hidhëruar për humbjen e Rudina Dervishit
Next articleNdarja nga jeta e gazetares Rudina Dervishi, Begaj: U shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.