Home Sport Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin, trajneri Santos e kritikon: Nuk më pëlqeu...

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin, trajneri Santos e kritikon: Nuk më pëlqeu gjesti i tij

Pavarësisht mohimit nga ana e Cristiano Ronaldos, trajneri i Portugalisë Fernando Santos ka pranuar se mes tyre ka patur një debat në momentin kur e zëvendësoi sulmuesin me Andre Silvan në minutën e 65 të ndeshjes me Korenë e Jugut.

Para se të ulej në panikinë, mediat europiane raportuan se Ronaldo i tha teknikut portugez: “Ti gjithmonë nxiton tmerrësisht shumë për të më zëvendësuar, ki kujdes me mua”.

Trajneri Santos ka pranuar gjatë konferencës së sotme për mediat se gjesti i Ronaldos nuk i ka pëlqyer aspak. 37-vjeçari u duk i pakënaqur me vendimin e teknikut për ta nxjerrë nga fusha e lojës por trajneri është i qartë në këtë pikë.

“Sigurisht që i kam parë imazhet dhe mund të them që nuk më pëlqeu gjesti i tij. Këto janë çështje që zgjidhen në dhomat e zhveshjes dhe sigurisht që ne e kemi zgjidhur. Duhet të mos flasim më për këtë gjë dhe të fokusohemi të ndeshja e ditës së nesërme” tha ai.

Previous articleNdryshimi i qëndrimit nga Vuçiqi për pjesëmarrje në Samitin e BE-së në Tiranë
Next articleDebate për traun e Karavastasë/ Dhori: Po nënshtroni qytetarët! Kumbaro: Interpelancë ‘urgjente’ për 50 lekë! S’mbahet Divjaka me frymën e shenjtë