Ish-ylli i Barcelonës dhe Seleção, Ronaldinho është sërish në telashe me ligjin. Këtë herë, pasi legjenda u shfaq në sallën e gjyqit, në lidhje me një mashtrim të dyshuar me Bitcoin, një nënlloj i monedhës elektronike “18kRonaldinho”.
Sipas akuzave, Ronaldinho i premtoi 2% fitim në ditë secilit prej blerësve të kësaj monedhe dixhitale, nëse depozitonin 30 dollarë.
Mashtrimi rezultoi në një pretendim me vlerë më shumë se 50 milionë euro. Kampioni i botës i vitit 2002 dyshohet se ka marrë pjesë me vetëdije në aksion dhe pasi nuk u paraqit në një seancë gjyqësore të mërkurën, u lëshua një urdhër për ekstradimin e tij.
Avokatët dhe braziliani pohojnë se marka përdor vetëm imazhin e tij, por pa leje paraprake. Kujtojmë se Ronaldinho ka pasur probleme me ligjin edhe më parë, duke kaluar gjashtë muaj në një burg paraguajan për hyrjen në vend me dokumente false.